Kroacia do të bëhet vendi i parë i Ballkanit që do të hyjë në zonën Shengen pasi ka marrë të enjten bekimin e Bashkimit Europian. Me 534 vota për, 53 kundër dhe 25 abstenime, Parlamenti Evropian i dha mbështetje Zabgrebit zyrtar për hyrjen në zonën e lëvizjes së lirë. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, tha se vendi i tij ka punuar prej vitesh për të hyrë në Schengen dhe për të këpërcyer kushtet e unionit.