Top News – Vendet e BE-së do ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër COVID-19
20/11/2020 10:51

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën që do të ndajë Komisioni Evropian. Këtë e kanë thënë të enjten në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së të zhvilluar përmes video-lidhjes. Për shkak të masave për të ngadalësuar përhapjen e virusit, takimet e nivelit më të lartë në BE vazhdojnë të zhvillohen pa praninë fizike të pjesëmarrësve. Koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimi të Këshillit Evropian. Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajt dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv. Ajo ka thënë se disa rezultate të testeve së fundi janë shumë premtuese. Komisioni Evropian tashmë ka arritur marrëveshje me prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës për qindra miliona doza të tyre. Këto do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare. Pos përgjegjësisë që BE ndjen për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe lidhjeve përkatëse, në Bruksel si arsye për t’iu ndihmuar me vaksina është edhe ndikimi që përhapja e koronavirusit mund të ketë nga këto vende në BE dhe anasjelltas.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13