Top News – Vendet e Baltikut shkëputen nga Rusia / Dalin nga rrjeti energjetik, ‘fitore për lirinë’
07/02/2025 13:34

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shkëputja e shteteve baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nga rrjeti energjetik i Rusisë është një “fitore për lirinë”. Të tre shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s pritet që të shtunën, të shkëpusin lidhjet e energjisë elektrike me Moskën, në një lëvizje politike që vjen tre dekada pasi këto vende u çliruan nga sundimi i Kremlinit. “Rusia nuk mundet më ta përdorë energjinë si mjet për shantazh”, tha Kallas, ish-kryeministre e Estonisë. “Kjo është një fitore për lirinë dhe unitetin evropian”. Shtetet e Baltikut për vite me radhë janë përgatitur që të shkëputen nga rrjeti elektrik i epokës sovjetike dhe të integrohen në rrjetin evropian, por janë përballur me probleme teknologjike dhe financiare. Shkëputja nga rrjeti energjetik rus u bë më urgjente pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, gjë që nxiti frikë në mesin e shteteve të Baltikut se ata mund të ishin shënjestra të radhës. Pas nisjes së pushtimit, ata ndaluan së bleri gaz dhe energji ruse, por rrjetet energjetike të tre shteteve vazhduan të ishin të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, e të kontrolluara nga Moska. BE-ja në përgjithësi ka ulur në mënyrë drastike konsumimin e energjisë ruse, që kur nisi lufta në Ukrainë. Të shtunën, kur zyrtarisht tre shtetet baltike të shkëputen nga rrjeti rus, pritet të ketë festime zyrtare për këtë ngjarje edhe pse disa konsumatorë janë të shqetësuar se mund të ketë ndërprerje të furnizimit. Letonia do të ndërpresë fizikisht linjën elektrike me Rusinë të shtunën dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë në një ceremoni me udhëheqësit e Baltikut që do të mbahet në Lituani po atë ditë.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00