Në ditën e Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, prej nga ku uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dhe mirësi. Veliaj dha edhe lajmin e mirë të rikonstruksionit të Kishës Katolike tek Rruga e Kavajës, si dhe të Kishës së Shën Prokopit.