Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur kryetarët e bashkive të Veronës, Damiano Tommasi, dhe të Viçencës, Giacomo Possamai. Kjo vizitë e tyre vjen pas miratimit të vendimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për zgjerimin e bashkëpunimit mes tre qyteteve për pastrimin dhe mbledhjen e mbetjeve në Tiranë, përmes kompanisë publike “EcoTirana”, e cila tashmë do të mbulojë jo vetëm zonën qendrore, por edhe periferinë e kryeqytetit.