Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi se Tirana do të ketë për herë të parë një ndërtesë kushtuar Teatrit Kombëtar, 9 herë më e madhe dhe moderne. Teksa kërkoi mbështetjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit për 2021, Veliaj theksoi se e shkuara nuk duhet të mbajë peng të ardhmen.