Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar turin e falenderimeve për mbështetjen në zgjedhjet e 14 Majit në njësinë 7. Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që punuan çdo ditë për fitoren dhe që Tirana të ecë përpara. Veliaj nënvizoi se fitorja e Partisë Socialiste në Tiranë vjen falë punës së përditshme dhe se kjo fitore tregoi se qytetarët duan që puna të vazhdojë.