I gjendur në athinë në kuadër të një simpoziumi të organizuar prej ish kryeministrit George Papandreu, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj zhvilloi një takim me homologun e tij,kryetarin e bashkisë së athinës Kosta Bakojani. Sfidat e përbashkëta në të ardhmen, ishin teme kryesore e bisedimeve. Të dy kryetarët shprehën bindjen se e ardhmja u përket të rinjve, ndaj së bashku vendosën të punojnë në projekte të përbashkëta. Tirana do të jetë vitin e ardhëshëm kryeqyteti rinor europian,ndaj vendosëm së bashku Kostas të nisim programe të përbashkëta me qëllim njohjen e të rinjve tanë mes tyre. Të këmbejmë eksperienca dhe vizita. Sepse unë besoj se kur brezat bashkëpunojnë,atëherë e ardhmia është më e mirë për të gjithë,theksoi veliaj.