Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të cilit i dhuroi “Kullën e Sahatit”. Zv/kryeministri Grubi kërkoi mbështetjen e kryebashkiakut që të bëhet pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin dhe mobilizimin maksimal në procesin e regjistrimit të diasporës, proces i cili ka filluar më 1 mars dhe përfundon në 21 prill. “Erioni është një figurë e dashur, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ata të Kosovës dhe diasporës. Pa asnjë dyshim që, thirrja e tij për regjistrim do ketë një impakt shumë të madh deri tek bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë në diasporë”, Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka procesi i regjistrimit dhe bëri një paralelizëm me Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka procesi i regjistrimit dhe bëri një paralelizëm me Tiranën.