Pas Petrelës, Zallbastarit, fshatit Qeha dhe Pëllumbasit, Bashkia e Tiranës transformon edhe qendrën e fshatit Baldushk, duke përfshirë rrugën, sheshin, zyrat e Njësisë Administrative dhe qendrën e kulturës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se krahas rregullimit të qendrave urbane, po punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale.