Top News – Veliaj ironizon Bashën/ Pas tërmetit shtoi shtëpitë për vete
18/10/2020 14:29

Nga Petrela, ku inspektoi dy shtëpi të reja të rindërtuara për familjet e Beqir dhe Pëllumb Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka kursyer ironitë me Lulzim Bashën. Duke qenë se të dyja shtëpitë e familjeve Hoxha janë ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, në një nga komplekset luksoze të të cilit banon edhe kreu i PD, Basha, kryebashkiaku tha se ndryshe nga Basha dhe kunati i tij, që i marrin shtëpitë si gjoba ndaj bizneseve, banesat e reja në Petrelë janë për familjet e mbetura pastrehë nga tërmeti. “Dua shumë ta falenderoj Gon Papulin, sipërmarrësin dhe donatorin e dy shtëpive. Është e vërtetë, edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gon Papulit, jo vetëm Lul Basha. Ka vetëm një diferencë. Ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shtëpi. Tjetër gjë t’i marrësh për kunatin dhe tjetër gjë t’i marrësh për popullin, kur një investitor do që të kontribuojë. Kur i jep për popullin quhet sevap, ose filantropi, kur i jep për një parti politike dhe për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh. Kjo është diferenca mes botëkuptimeve tona. Ne sipërmarrjen e vlerësojmë, jemi shumë të nderuar që ata punojnë dhe ndërtojnë, qofshin kur bëjnë shkolla, rrugë, apo kur bëjnë vila, por ama këta paguajnë taksat. Me ato taksa ne bëjmë akoma më shumë punë, nuk paguajnë gjoba dhe nuk i përgjigjen shantazhit”. Në zonën e Petrelës është duke u ndërtuar edhe shkolla e re, për të cilën lindi nevoja jo vetëm se ishte e vjetër, por dëmtimet e tërmetit të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit e kthyen atë në jofunksionale.

Top Channel/ Avokati i Popullit: Presim 91% realizim të buxhetit për 2026. Luarasi: Se kuptoj pse…
10/11 14:14
Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27
Top Channel/ Pirateria/ 3 dënohen, pas kallëzimit të Digitalb, gjykata i dënon me nga 9 muaj burg
10/11 12:22
Top News – Lindjet pësojnë rënie të fortë. Mbi 10 për qind më pak brenda një viti, tkurret popullata
10/11 12:08
Top Channel/ SPAK në buxhetin e 2027 do edhe psikolog për stafin e BKH e procesin hetimor
10/11 12:06
Top Channel/“Dorëzohet” përballë protestave? Franca rrit pagën minimale, miraton lehtësime tatimore!
10/11 12:00
Top News – Balla del bën pazar, tregon se sa do ulen çmimet nga data 1 janar
10/11 11:37
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Dukat, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë dhe…
10/11 11:02
Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57