Top News – Veliaj, akuza Bashës/ ‘Liria ka emër, po tradhtia…’!
15/11/2020 11:36

Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së per Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çështjen e UÇK-së, të cilit i drejtoi disa pyetje akuzuese për tradhti kombëtare. Duke folur në Asamblene socialiste të Kavajës, Veliaj nënvizoi se kush është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë se cila është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që nuk e ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është ajo forcë politike që deri dje thoshte e kam bastion Kavajën e nuk bëri asnjë punë. “Liria ka emër! Po tradhtia a ka emër? A ka një emër se kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK? Ka emër kush i sajoi këto shtëpitë e verdha? Ka emër kush i nguli thikë pas shpine vëllait të vet? Ka emër ajo forcë politike, e cila votoi raportin e Dik Martit? Teksa bëjmë këtë betejë, për fitoren tonë më 25 Prill, duhet të flasim edhe me vëllezërit dhe motrat tona demokrate, dhe t’u themi patjetër që liria ka emër, edhe në kohët moderne, po tradhtia a ka emër? Po besëprerja a ka emër? Po thikat pas shpine vëllait tënd, a kanë emër? Unë besoj se kush është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë kush është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që se ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është një forcë politike që, deri dje, thoshte e kam bastion Kavajën, po është tkurrur në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë se nuk ka bërë punë dhe ka tradhtuar çdo kauzë patriotike të Shqipërisë sa herë që ka pasur mundësi. S’jemi ne forca politike që i tha terroriste UÇK-së, por dikush tjetër është dhe ata kanë emër. S’jemi ne ata që përgatitën dosjen për në Hagë, po dikush është, një forcë politike është, dhe ka emër”.

Top News- Terrorizmi në plazhin australian/ Liderët ndërkombëtarë dënojnë ashpër sulmin
14/12 23:10
Top Channel/“Dialog 360 gradë me Athinën”.Mediat greke jehonë vizitës së parë të Spiropalit në Greqi
14/12 23:06
Top News- Përdhunoi dhe vrau 9-vjeçarin, vritet me plumb 46-vjeçari sapo doli nga burgu
14/12 23:00
Top Channel/ Një i arrestuar për sulmin në SHBA. I dyshuari, një 20-vjeçar që strehohej në një hotel
14/12 22:53
Top Channel/ Ndërkombëtarët dënojnë sulmin. Albanese mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
14/12 22:49
Top Channel/ Lirohet vëllai i deputetit të PD. Alti Nallbati dhe 2 të tjerë morën peng Ilir Topçiun
14/12 22:40
Top Channel/ 2 pengmarrësit e Vlorës në burg. Mbrojtja nuk arrin të bindë gjykatësit me video
14/12 22:35
Top Channel/ Masakra në Australi, 16 viktima. Kalimtari guximtar përleshet me sulmuesin
14/12 22:32
Top News- Humb jetën 65-vjeçari në Kamëz/ Elektricisti bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim
14/12 21:08
Edicioni Informativ, 14 Dhjetor 2025, Ora 19:30
14/12 20:55
Top Channel/ “Realizova amanetin e nënës”/ Rekordi në Ballkan, rrëfimi i Caljes: Jam drejt fundit
14/12 20:02
Top Channel/ “Hamleti” në teatrin Metropol! Kryevepra e Shekspirit rikthehet me regji moderne
14/12 20:01
Top Channel/ Rrëfehet “mbesa e Kryeministrit”, Ermes Hoxhalli tregon “bashkëpunëtorët”
14/12 19:52
Top Channel/ “Trimoshët me patllake në qeveri”/ Hetimi i Ballukut, BKH: I lamë armët në dollap
14/12 19:34
Top News- ‘Patllaket’ përplasin Ramën dhe BKH/ Kryeministri- Mungesë etike dhe profesionalizmi
14/12 18:59
Top News- ‘Trimosha me patllake në Kryeministri’/ BKH reagon pas Ramës-Asnjë përplasje me gardën
14/12 18:15
Top News-Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës/‘Precedent unik,Shqipëria ka zv.kryeministër të pandehur’
14/12 18:00
Top News – Bunkerë betoni në kufi me Rusinë / Blindohet vendi i NATO-s, ‘Vija Baltike e Mbrojtjes’
14/12 17:30
Top News – Bombë në makinën e sulmuesve / Australi, 12 viktima në sulmin e çmendur në plazh
14/12 16:50
Top News- Vodhën tabakinon tek ‘Kthesa e Kamzës’/ Tre persona dhunuan shitësin, arrestohet njëri
14/12 15:32
BILETA Portokalli - Bileta