Policia britanike ka nisur një hetim mbi pretendimet se nëna e dy fëmijëve, Laura Higginson, e cila po trajtohej në spital për një pneumoni të dyshimtë, vdiq pasi iu administrua aksidentalisht një mbidozë paracetamoli. Bashkëshorti i saj, Antony, pretendon se askush nuk i tregoi për gabimin, të cilin duket e ka zbuluar vetë rastësisht pasi kërkoi raportin pas vdekjes muaj më vonë. Ai kontaktoi avokatët dhe policinë mes shqetësimeve se po bëhej “një mbulim i ngjarjes”.