Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që prej marsit të 2020-ës deri më shtator të vitit pasardhës. Kjo është dhe periudha në të cilën koronvirusi pushtoi Evropën. Sipas raportit të Eurostat, në vitin 2020 Shqipëria e mbylli vitin me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Evropë me plus 26 për qind, duke lënë pas Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.