Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, teksa po punonte për rinovimin e një ndërtese. Mediat përtej Adriatikur raportojnë se viktima është 39-vjeçari Sandër Cerri. Ngjarja ka ndodhur të premten në Trento, teksa punëtori shqiptar po punonte brenda një ish-magazine të braktisur prej vitesh, e cila prej disa ditësh po i nënshtrohet rinovimeve. Muret e brendshme ndarëse të ndërtesës u shëmben duke e zënë poshtë 39-vjeçarin.