12 vite më parë, u nda nga jeta Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana. Familjarët hodhën dyshimet në atë kohë se Hana u helmua, por ngjarja ende sot pas më shumë se një dekade mbetet e pazbardhur. Vëllai, Selami Hana kërkon drejtësi për ish-prokurorin, për të cilin thotë se u nda padrejtësisht nga jeta. Bishat vrastare të pushtetit i kanë duart me gjak, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale. Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht dhe pabesisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kanë kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm