Top News – Variantetet e reja të virusit në BE/ Liderët diskutojnë mbylljen e kufijve të brendshëm
21/01/2021 23:33

Liderët e BE përballen me kërcënimin nga variantet e reja të koronavirusit ndërkohë që vende të ndryshme kërkojnë kufizime të udhëtimeve në kufijtë e brendshëm të evropës për të ndaluar përhapjen. Shefat e shteteve diskutuan në një samit virtual për mënyrën se si blloku duhet të adresojë rrezikun. Mutacionet e virusit që po përhapen nga britania, afrika e jugut dhe brazili, kanë alarmuar autoritetet evropiane për shkak se janë më infektues dhe kanë cuar në ndalime apo kufizime të udhëtarëve nga këto vende. Tani po kërkohet të bëhet më shumë, me thirrje për të mbyllur kufijtë e brendshëm të BE-së me qëllim që të ndalohet përhapja. Por, kancelarja gjermane, angela merkel, tha se një hap i tillë do të konsiderohej si mjeti i fundit. Sipas saj, qëllimi kryesor është ai i reduktimit të infektimeve në të gjithë vendet anëtare pasi sipas saj, nëse një vend me një shkallë infektimi ndoshta dy herë më të lartë se gjermania, hap të gjithë dyqanet, ndërkohë që ne i kemi mbyllur, atëherë ekziston një problem serioz. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë edhe kontrollet në kufi nuk mund të përjashtohen – tha ajo. Liderët nënvizuan nevojën për koordinim në mënyrë që të evitohet eksperienca e Marsit kur disa vende anëtare u mbërthyen nga paniku dhe mbyllën në mënyrë të njëanshme kufijtë, suke shkaktuar kaos në udhëtime. Ai vendim u pa si katastrofik, pasi dëmtoi akoma më tej ekonominë evropiane në vështirësi dhe liderët duhet të punojnë shumë tani për të gjetur mënyra për të zbrapsur variantet e reja duke mbajtur ndërkohë fabrikat dhe bizneset të hapura. Belgjika, kërkon një mbyllje të përkohshme gjatë periudhës së pushimeve mes shkurtit dhe marsit, kur feston një sezon karnavalesh dhe miliona evropianë zakonisht i drejtohen resorteve malore. Për momentin, variantet e reja mbeten një pjesë e vogël në totalin e rasteve në BE dhe zyrtarët e shëndetësisë po nxitohen me vaksinimin para se mutacionet të bëhen dominues. Shefja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku shpejt do të zgjerojë gamën e vaksinave përtej biontech e pfizer dhe modernës, që aktualisht janë autorizuar në bllok, me qëllim që të vaksinohet 70 për qind e të rriturve në BE para shtatorit. Pamjet: AFP

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20