Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07/2025 22:38

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë zhvilluar të enjten një bisedë telefonike, të gjashtën me radhë që nga fillimi i këtij viti. Sipas ndihmësit të Kremlinit, Yuri Ushakov, gjatë kësaj bisede të fundit, të dy liderët kanë shprehur vullnetin për të gjetur një zgjidhje të negociuar për konfliktin në Ukrainë. Megjithatë, Putin ka theksuar se qëndrimi i Rusisë mbetet i pandryshuar dhe se Moska është e përkushtuar për të realizuar “eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit”. Ai ka nënvizuar se Rusia nuk do të tërhiqet nga plani i saj, pavarësisht zhvillimeve të fundit. Kremlini e ka bërë të qartë se çdo përpjekje për paqe duhet të kalojë vetëm përmes dialogut të drejtpërdrejtë mes Moskës dhe Kievit, duke refuzuar ndërmjetësimin nga palë të treta. Ndërkohë, nuk është raportuar ndonjë diskutim konkret lidhur me ndalimin e dërgesave të armëve nga Shtetet e Bashkuara drejt Ukrainës, çështje që ka qenë shpesh në qendër të debateve në Uashington dhe kancelaritë europiane. Gjatë bisedës, Putin dhe Trump kanë trajtuar gjithashtu zhvillimet në Lindjen e Mesme, me fokus të veçantë situatën në Iran dhe ndikimin që ajo ka në stabilitetin e rajonit më të gjerë. Në fund të bisedës telefonike, të dy liderët janë shprehur të hapur për të vazhduar diskutimet në një të ardhme të afërt.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54