Shefi i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn. Në një postim në X, ministri Hoxha ndan detajet e bisedës me diplomaten amerikane. X Ferit Hoxha: “Kënaqësi të zhvilloja një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn. Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve tona, bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësinë e kahershme, si edhe aleancën tonë të palëkundur në kuadër të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.” Ministri Ferit Hoxha shton se pjesë e bisedës me VanHorn ishte edhe situata aktuale në Lindjen e Mesme, ku Shqipëria qëndron krah Uashtingtonit në përpjekjet për të parandaluar sigurimin e armëve bërthamore nga Irani.