Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ka përfunduar ditët e mbetura nga dënimi dhe ka lënë qëlinë e burgut të Durrësit mëngjesin e kësaj të premteje (26.09.2025). Dako ka përfunduar 11 ditët e qëndrimit në burg, pasi Apeli i GJKKO vendosi që ta kthente atë në qeli. Pas këtij vendimi të 16 shtatorit, Dako nuk u dërgua në paraburgimin e Durrësit, por në spitalin Rajonal të qytetit bregdetar, pasi kishte probleme me shëndetin, ku kaloi 4 ditë. Ish-kryebashkiaku i Durrësit kishte kaluar artimi e gjendje ankthi, në momentin që në shtëpinë e tij mbërritën agjentët për të ekzekutuar masën e sigurisë. Sipas Kodit Penal, çdo ditë në spital është e barabartë me 1 ditë burg.