Top News – Valutat në raport me lekun shqiptar/ Euro dhe Dollari prej ditësh të ‘pafuqishëm’
07/04/2021 12:02

Tregu valutor pasqyrohet me një rënie të lehtë për monedhat euro dhe dollarë sipas përditësimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Monedha euro ka pësuar rënie të lehtë duke arritur në nivelin 123.04 lekë, ndërkohë vlera e dollarit vijon të jetë në rënie duke arritur në nivelin 104.20 lekë për një dollar. Rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja, vlerëson më shumë monedhën vendase dhe ka disa efekte në ekonomi. Forcimi i monedhës vendase i bën produktet vendase më të shtrenjta për të huajt. Nga njëra anë rrit përfitimet e prodhuesve shqiptarë, por nga ana tjetër mund të bëjë, që të huajt të ulin kërkesën për mallra vendase, sepse me një rënie të kursit të këmbimit i blejnë më shtrenjte produktet shqiptare. Sektori i turizmit ndikohet pozitivisht nga forcimi i monedhës shqiptare, pasi për të njëjtin shërbim turistët duhet të paguajnë një vlerë monetare më të lartë. Megjithatë kërkohet një investim i madh në bregdetin shqiptar, në mënyrë që pavarësisht çmimit pushuesit e huaj të vijojnë të zgjeshin rivierën shqiptare. Ndikim pozitiv ka edhe në raport me importet. Ky ndryshim i kursit valuator do të bëjë të mundur që më shumë mallra të futen në tregun shqiptar sepse tashmë blihen më lirë. Nga ana tjetër remitancat përbëjnë një përqindje të lartë të të ardhurave shqiptare. Rënia e kursit të këmbimit dekurajon emigrantët shqiptarë të dërgojnë të ardhura në shqipëri.

Top Channel/Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë të Selenicës, flakët përhapen nga era e fortë
21/08 22:05
Top News- Aksident në Vlorë dhe Fier/ 3 persona të plagosur po trajtohen në spital
21/08 19:49
Top Channel/ Shqipëria, një “qytet” me të huaj. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan lejeqendrimi në 7 muaj
21/08 19:33
Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38