Gjermania nisi të hënën një fushatë kombëtare vaksinimi, me qëllim rritjen e shkallës së imunizimit para stinës së dimrit. Përveç vendeve të caktuara tashmë, njerëzit do të mund të marrin vaksina pa lënë më parë takime në disa qendra brenda shtetit, përfshirë biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.