Top News – Vaksina ruse Sputnik V/ Nis prodhimi në Serbi, do shpërndahet edhe në rajon
15/04/2021 12:05

Serbia bëhet vendi i parë në evropë që fillon prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V. Vaksina do të prodhohet në institutin Torlak në Beograd dhe mundet që në një fazë të mëvonshme të eksportohet edhe në vende të tjera të rajonit. Moska njoftoi fillimin e prodhimit të vaksinës së saj Sputnik V në Serbi, vendi i parë evropian, jashtë rusisë dhe bjellorusisë që fillon prodhimin e saj. “Serbia është bërë vendi i parë në evropën jugore që prodhon Sputnik V” tha fondi rus për investimet direkte që mbështet financimin e vaksinës. Serbia tha se prodhimi do të fillojë më 20 maj. Presidenti serb, Aleksandar Vucic, pritet të vizitojë Institutin Torlak në Beograd, ku vaksina do të prodhohet. “Seria e parë e vaksinave Sputnik V u mbushën në institutin Torlak të mërkurën”, tha ministri serb i inovacionit Nenad Popovic në Tëitter. Serbia filloi vaksinimet e sputnik në fillim të janarit. “Shkalla e vaksinimit mund të rritet në mënyrë domethënëse falë lanchimit të prodhimit lokal”, tha shefi ekzekutiv i fondit rus të investimeve direkte Kirill Dmitriev në një deklaratë. Vaksina mund të eksportohet edhe në vende të tjera të rajonit në një fazë të mëtejshme – tha fondi. Rusia e regjistroi Sputnik V gushtin e kaluar para përfundimit të testeve klinike të fazës së tretë duke ndezur shqetësim mes ekspertëve për shkak të ritmeve të shpejta. Por më vonë, vlerësimet kanë qenë kryesisht pozitive me revistën mjekësore The Lancet që ka publikuar rezultate që tregojnë se ajo është e sigurt dhe më shumë se 90 për qind efikase. Vaksina tani ëhstë regjistruar për përdorim në disa dhjetëra vende.

Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32