Ambasada ruse në Tiranë i drejtohet zyrtarisht qeverisë shqiptare për të sjellë vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër Covid. Ftesa zyrtare është bërë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale të ambasadës ruse në Tiranë. Kjo seli diplomatike i drejtohet publikisht Endri Fugës, drejtorit të Zyrës së Komunikimit në Kryeministri, këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se Moska është gati të sjellë vaksinën e saj në Shqipëri.