Top News – Vaksina e AstraZeneca-s/ Hancock: Është e sigurt, mos hezitoni ta merrni
17/03/2021 11:52

Vaksina kundër koronavirusit e kompanisë AstraZeneca është e sigurt, ka thënë Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock, pas vendimit të disa shteteve evropiane për të pezulluar përdorimin e saj, teksa rriten shqetësimet për trashje gjaku. Ai u ka bërë thirrje njerëzve “që të dëgjojnë rregullatorët” dhe të “marrin vaksinën” sa më shpejt që kanë mundësi. Rreth 13 shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës, duke pritur sqarim për sigurinë e saj. Mirëpo agjencia britanike për ilaçe dhe shëndet publik ka thënë se të dhënat “nuk sugjerojnë” se vaksina ndikon në trashje gjaku. Rreth 17 milionë persona në gjithë Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë pranuar një dozë të vaksinës, dhe deri javën e kaluar janë raportuar më pak se 40 raste me trashje gjaku, ka thënë AstraZeneca. Në deklaratën e kësaj kompanie është thënë se numri i rasteve me ndërlikime ka qenë më i vogël sesa qindra raste që do të mund të raportoheshin në mesin e popullsisë së përgjithshme. Hancock ka thënë se rregullatori britanik, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Ilaçeve besojnë se vaksina është e sigurt. “Ne rishikojmë efektin e këtyre vaksinave vazhdimisht dhe ne e dimë se vaksina e AstraZenecas është duke shpëtuar jetë njerëzish tani në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj nëse ju jepet mundësia, shkoni dhe merrni vaksinën”. Agjencia Evropiane e Ilaçeve pritet të publikojë vendimin e saj të enjten, por ka thënë se është “thellësisht e bindur” për përfitimet e vaksinës së prodhuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca.

Top Channel/ Greqia bëhet gati, vendos raketat Patriot në Egjeun Lindor për t’u mbrojtur
03/03 12:10
Top Channel/ Trump “sulmon” Anglinë: Starmer s`na ndihmoi, marrëdhënia është krisur!
03/03 12:09
Top Channel/ Harta e konfliktit: Ku sulmuan SHBA dhe Izraeli, duke “paralizuar” Iranin!
03/03 11:57
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kina: Aleancë kundër SHBA-së, shkelën Kartën e OKB-së!
03/03 11:40
Top Channel/Vrasja e Khameneit, FT: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonet!
03/03 11:38
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
Top News-Luftën e bën SHBA,pasojat i vuan Europa.Ndikimi i konfliktit me Iranin në ekonominë globale
03/03 09:55
Top News – SHBA e Izraeli zgjerojnë ofensivën. Amerikanët merren me Iranin, IDF me Hezbollahun
03/03 09:42
Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
DIGITALB DIGITALB