Kuvendi i Shqipërisë ka hapur procedurat e aplikimit për vendin vakant që i krijohet trupës gjykuese të kushtetueses pas përfundimit të mandatit të gjykatësit Altin Binaj në 2 prill të këtij viti. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, brenda 14 shkurtit të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm në zyrën e protokollit të Kuvendit dhe më pas lista e kandidatëve do i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kandidati fitues do të gëzojë një mandat të plotë nëntë vjeçar, fill pas përfundimit të mandatit të Altin Binajt.