Skema e vrasjeve në Shqipëri, kryesisht e atyre mafioze përfshin tashmë një detaj të ri. Në vrasjet e fundit të regjistruara në Tiranë është vënë re prania e vajave në atentate. Duket se ato përdoren si një faktor kyç në ngjarje, për të bindur shënjestrën të vendoset në vendin ku do zbatohet plani. E fundit ishte ajo e vrasjes së 30-vjeçarit Cen Karriqi në kodër Kamëz të enjten e 23 dhjetorit. Sipas informacioneve dyshohet se viktima ka qenë duke konsumuar kafe me një vajzë pak para ngjarjes.