Policia e Fierit ka zbardhur dinamikën e një ngjarje të rëndë kriminale në familje, e cila fillimisht u kallëzua si aksidentale nga autorja 26-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut (2025), në fshatin Frashër të Fierit,ku rreth orës 23:00 26-vjeçarja, Emanilda Rama, ka kallëzuar në Polici se babai i saj, Anesti Rama, 56 vjeç, ka rënë në tualet dhe ka humbur jetën aksidentalisht. Kur ka shkuar në vendin e ngjarjes, policia ka parë mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.