Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur testimin e dytë të raketave lundruese nga një anije e re luftarake. Raketat u lëshuan pranë portit në bregun perëndimor të vendit, dhe fluturuan mbi Detin e Verdhë duke goditur objektivat e përcaktuara. Testimi u ndoq virtualisht nga Kim Jong Un nga një vend i panjohur, së bashku me vajzën e tij adoleshente, e cila është shfaqur disa herë pranë tij në aktivitete ushtarake. Prania e saj në këto momente shihet nga analistët si një mesazh simbolik i regjimit për të treguar vazhdimësinë e pushtetit.