Një litër vaj luledielli sot po shitet 5 mijë lek, ndërsa një litër vaj ulliri i fermerëve 3 mijë e 500 deri në 4 mijë lek. Shqetësimin për blerjen e produkteve vendase dhe të papërpunuar nga tregu vendas e ka ngritur edhe deputeti socialist, Erion Braçe. Deputeti socialist ndalet edhe tek një produkt tjetër, vaji i sallatës që gjendet në çdo supermarket dhe sipas tij është produkt abuziv.