Aeroplanmbajtësja më e madhe e Shteteve të Bashkuara mbërriti të dielën në Karaibe, ndërsa Donald Trump vazhdon të grumbullojë fuqi ushtarake pranë Venezuelës. Uashingtoni ka pohuar se ky veprim është pjesë e një fushate kundër trafikimit të drogës, por vazhdojnë të shtohen spekulimet se presidenti amerikan po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake kundër Nicolas Maduros, presidentit autoritar të Venezuelës. Trump tha se mund të jetë i hapur për të zhvilluar bisedime me Maduron, mes fërkimeve në rritje mes dy vendeve.