Prej 3 ditësh vatrat e zjarrit në kodrat e Palasës vijojnë të jenë aktive duke u përhapur me shpejtësi. Operacioni për shuarjen e tyre ka vijjuar, ndërsa grupet e punës janë shtuar. Në terren janë vendosur 30 ushtarë të Forcave të Armatosura, vullnetarë të fshatit, punonjës të ADZM si dhe zjarrfikës të Himatrës.