Top News- Ushtria ukrainase më e forta në botë! Shefi i Wagnerit pranon: ‘E organizuar dhe trajnuar’
25/05/2023 08:00

Jevgeni prigozhin, shef i grupit të mercenarëve Vagner pretendoi se njerëzit e tij janë luftëtarët më të fortë por edhe pranoi se ushtria ukrainase ka bërë një luftë të fortë, vecanërisht në qytetin lindor të Bakhmutit. Në një intervistë për një bloger rus pro moskës, Prigozhin tha se ukrainasit janë shumë të organizuar, shumë të trajnuar dhe se inteligjenca e tyre është në nivelin më të lartë të mundshëm. Ata mund të operojnë sipas Prigozhin, cdo sistem ushtarak me sukses qoftë ai sovjetik apo i NATO-s. “Unë mund të jap një gjykim bazuar në eksperiencën time. Unë e di se vendet luftojnë në mënyra të ndryshme. Sot, Vagner është ushtria më e mirë në botë dhe pas saj, sigurisht që unë do të them se duhet të jetë ushtria ruse, për të qenë politikisht korrekt. Por, nuk është kështu. Unë besoj se ukrainasit sot janë një nga ushtritë më të forta në botë”, tha Prigozhin. Gjatë fundjavës, Vagner tha se kishte marrë të gjitha territoret që kishte patur në plan dhe se do të largohej nga vija e frontit në ukrainën lindore më 25 maj, duke ia lënë luftimet në dorë ministrisë ruse të mbrojtjes. Prigozhin ka kritikuar lidershipin e ushtrisë ruse në të shkuarën, madje edhe më herët këtë muaj, kur fajësoi shefat e mbrojtjes për dhjetëra e mijëra humbje mes trupave të tij, për faktin se nuk kishin patur municione të mjaftueshme. Në intervistë, Prigozhin tha se më shumë se 10 mijë trupa të Vagnerit kishin humbur jetën në betejën për Bahmutin. Ai pranoi ndërkohë se rusia nuk kishte arritur sukses në qëllimin e saj për demilitarizimin e Ukrainës. “Në fillim të luftës, ukraina kishte maksimumi 500 tanke. Tani ka 5 mijë. Vetëm 20 mijë trupa dinin si të luftonin në fillim, tani janë 400 mijë ata që dijnë të luftojnë. Pra a e kemi cmilitarizuar ne ukrainën...Duket se jo, kemi bërë të kundërtën. Ne e kemi militarizuar atë”.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13