Top News- Ushtria izraelite luftë me fshatarët sirianë, përleshje e dhunshme në kufi, 13 viktima
28/11/2025 22:17

Trembëdhjetë njerëz u vranë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, raportuan mediat shtetërore. Ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë u plagosën , nga të shtënat e militantëve gjatë operacionit në fshatin Beit Xhin. Tre prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë. Operacioni u shndërrua në një nga më të përgjakshmit për shkak të numrit të viktimave që nga rrëzimi i presidentit Bashar al-Assad një vit më parë. Izraeli ka rritur intensitetin e operacioneve ushtarake në Siri që nga rënia e Assadit, me pretendimin se militantët po strehohen përgjatë kufirit. Ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin ndërmarrë një operacion për të arrestuar persona të dyshuar si anëtarë të Jama'a Islamiya – një grup islamist libanez që shkrepi raketa drejt Izraelit nga Libani gjatë luftës në Gazë – duke i akuzuar ata për përfshirje në “komplote terroriste”. Por aksioni u shndërua në një përleshje të dhunshme pasi banorët u përballën me ushtrinë. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, e cila raportoi për 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, tha se forcat izraelite bombarduan Beit Xhinin në orën 3:40 të mëngjesit. Ndërkohë ushtria izraelite tha se “terroristë të armatosur” qëlluan mbi trupat e saj, dhe ata u përgjigjën me zjarr, të ndihmuar “nga mbështetja ajrore”. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se Izraeli nuk do të lejojë “terrorizmin dhe elementet terroriste të nguliten në kufijtë tanë”, dhe se tre persona të dyshuar “për përfshirje në komplote terroriste” u arrestuan të premten.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB