Në një intervistë të gjatë me ABC Neës nga Kievi, Zelensky përsëriti se ai "kurrë" nuk do t'i dorëzojë asnjë territor Rusisë, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë, të cilin Kremlini e aneksoi ilegalisht në vitin 2014. Ai nuk e kundërshtoi një raport të Ëashington Post se zyrtarët ukrainas i thanë drejtorit të CIA-s, Ëilliam Burns, gjatë një udhëtimi të fundit në Kiev se qëllimi i kundërofensive aktuale ishte afrimi te Krimea, diçka që besohet se mund ta detyronte presidentit rus Vladimir Putin të ulej në tryezë për negociata.