Top News – ‘Ushtria e di, diçka e çuditshme po ndodh…’ / Trump flet për dronët misteriozë mbi SHBA
17/12/2024 11:56

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane "nuk dihet përse" po mban të fshehtë disa hollësi lidhur me dronë të pashpjegueshëm që po fluturojnë natën mbi shtetet lindore amerikane, por Shtëpia e Bardhë më vonë minimizoi të dhënat dronët. "Ushtria jonë e di ... diçka e çuditshme po ndodh", u tha Trump gazetarëve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, në konferencën e tij të parë të gjerë me gazetarët që kur u zgjodh për një mandat të ri katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, mandat që e fillon muajin e ardhshëm. Për javë të tëra, banorët e shtetit të Nju Xhersit si dhe disa shteteve të tjera në veri dhe jug të vendit, përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Atlantik, kanë njoftuar se kanë parë më shumë se 5,000 dronë. Por autoritetet kanë arritur në përfundimin se shifra është jashtëzakonisht e fryrë. Këto zhvillime u kanë dhënë zë teorive të ndryshme konspirative, mes tyre se bëhet fjalë për akte spiunazhi të vet qeverisë amerikane, apo se dronët janë lëshuar nga Irani, nga një anije që ndodhet jashtë ujërave teritoriale, në lindje të Shteteve të Bashkuara. Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve: “nga vlerësimi ynë në këtë fazë rezulton se aktiviteti përfaqëson dronë tregtarë, dronë të zbatimit të ligjit ose dronë që ngrihen nga individë për arsye vetjake dhe të gjithë veprojnë ligjërisht".Gjatë një komunikimi me gazetarët, përpara se sa të niste konferenca e Trump me gazetarët, gjeneralmajori i Forcave Ajrore, Pat Ryder, zëdhënësi i Pentagonit, u tha gazetarëve se "deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë se pamjet e raportuara të droneve paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike, ose mund të kenë lidhje me aktorë të huaj ". Në konferencën me gazetarët që zgjati një orë, Trump preku një gamë të gjerë temash, pesë javë përpara se të marrë sërish pushtetin dhe të bëhet presidenti i dytë pas Grover Cleveland në vitet 1890 që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm. Ai tha se këtë herë po pritet nga udhëheqësit botërorë në mënyrë shumë më të favorshme se sa në vitin 2017, pas fitores së tij të parë presidenciale.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46