SHBA ka arritur një marrëveshje për të shtyrë praninë e saj ushtarake në një bazë në Katar, edhe për 10 vite të tjera – tha një burim për agjencinë e lajmeve reuters. Baza në fjalë është Al Udeid, që ndodhet në shkretëtirën në jugperëndim të Doha-s, dhe që përbën edhe bazën më të madhe ushtarake amerikane në lindjen e mesme. Zhvillimi u raportua së pari nga CNN. Departamenti amerikan i mbrojtjes nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.