Top News – Ushtari britanik vritet në Ukrainë /‘Shkelet vija e kuqe’, Putin gati për luftë me NATO-n
10/12/2025 15:11

Një ushtar i forcave speciale britanike është vrarë në ukrainë dhe kjo ka ndezur frikën se presidenti rus Vladimir Putin mund të shfrytëzojë rastin për të shtuar kërcënimin për Luftën e ardhshme Botërore. Kjo është hera e parë që një anëtar në shërbim i ushtrisë britanike është vrarë brenda vendit të shkatërruar nga lufta dhe Moska mund ta shfrytëzojë tragjedinë për të pretenduar në mënyrë të rreme se NATO ka luftuar drejtpërdrejt kundër Rusisë. Ushtari britanik po vëzhgonte forcat ukrainase ndërsa testonin një sistem të ri të mbrojtjes ajrore kur u plagos për vdekje të shtunën, tha Ministria britanike e Mbrojtjes. Ai vdiq nga plagët e marra në spital të martën. Familja e tij është njoftuar pas "aksidentit tragjik" që ndodhi larg vijave të frontit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Dhjetëra ish-trupa britanikë, si dhe luftëtarë të huaj nga shumë vende të tjera, kanë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar në krah të forcave të armatosura ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë. Të paktën të paktën 45 civilë britanikë kanë humbur jetën atje pasi janë ofruar vullnetarisht për të ndihmuar në mbrojtjen e Kievit kundër sulmit të Moskës. Por vendosja e trupave aktive nga vendet e NATO-s ka qenë gjithmonë një vijë e kuqe për Putinin, i cili në disa raste e ka akuzuar aleancën se po ndihmon drejtpërdrejt Kievin në luftën kundër Rusisë. Ai ka të ngjarë ta shfrytëzojë këtë mundësi për të pretenduar në mënyrë të rreme se ushtarët britanikë po luftojnë kundër trupave ruse në vijën e parë të frontit, duke sugjeruar një përfshirje të drejtpërdrejtë në luftë. Kjo ka të ngjarë t'i japë Moskës bazë për të amplifikuar kërcënimet kundër Perëndimit dhe për të rritur frikën e nisjes së një sulmi të justifikuar kundër Britanisë, shkruajnë mediat e londrës duke paralajmëruar edhe rrezikun e një lufte botërore katastrofike pasi në këtë mënyrë do të aktivizohej klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06