Fiks Fare ka bërë një investigim brenda institucioneve shtetërore, mbi pushtetin e Belinda Ballukut e cila edhe pse e shkarkuar nga funskonet publike, sipas drejtuesve ende ajo drejton Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Fiks Fare mundi tw kalonte muret e tw hynte në disa prej këtyre institucioneve, ku e infilturara u prezantua si punëkërkuese dhe bisedoi drejtpërdrejt me titullarët. Dhe në këto biseda, emri i Belinda Ballukut del përsëri në qendër: si “shefe”, si person që mund të ndikojë në emërime, në punësime dhe në vendimmarrje.