Top News – Ushtarët turq në Ukrainë…Ankaraja përgjigjet: Në fillim armëpushimi pastaj trupat
27/11/2025 13:22

Ministria turke e mbrojtjes tha të enjten se një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të arrihet përpara se të zhvillohen diskutime mbi vendosjen e mundshme të trupave për një forcë të mundshme sigurie. Të martën, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se forca ndërkombëtare që do të vendoset në Ukrainë pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje, do të ketë ushtarë francezë, britanikë dhe turq. Ankaraja, e cila ka mbajtur lidhje të përzemërta si me Moskën ashtu edhe me Kievin gjatë luftës, ka thënë se është e hapur për të diskutuar një vendosje të tillë, por vetëm nëse përcaktohen modalitetet e saj. "Së pari, duhet të vendoset një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës. Më pas, duhet të vendoset një kuadër misioni me një mandat të qartë dhe duhet të përcaktohet masa në të cilën secili vend do të kontribuojë", tha ministria në një konferencë për shtyp kur u pyet për komentet e Macron. Sipas Macron, ushtarët nga franca, britania e turqia mund të dërgohen në ukrainë si pjesë e forcës së sigurisë, në ditën e nënshkrimit të paqes. Ato do të vendosen në zona të prapavijës si Kievi apo Odesa, për të ofruar siguri dhe trajnim, duke shërbyer kështu si një nga garancitë e sigurisë për ukrainën, pas luftës. Vendosja në Ukrainë nuk do të kryhet sipas kuadrit të NATO-s, por si pjesë e një "koalicioni ndërqeveritar", tha Macron. "Ne kemi rreth 20 vende që tashmë kanë thënë se çfarë janë gati të bëjnë, qoftë në ajër, në tokë apo në det", tha presidenti francez. Rusia ndërkohë ka refuzuar vazhdimisht praninë e trupave të NATO-s në territorin ukrainas si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje.

Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
DIGITALB DIGITALB