Shqipëria regjistroi në muajin qershor inflacion më të ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, por trendi zbutës i çmimeve u ngadalësua në grupin e ushqimeve dhe të fruta perimeve në krahasim me BE. Të dhënat e INSTAT treguan se në qershor inflacioni në Shqipëri u ndal në 4.5 për qind, me një rënie me vetëm 0.2 për qind, ndërsa në Bashkimin Europian, inflacioni ishte 5.5 për qind nga 6.1 për qind e që ishte në maj.