Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë "shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në rajon.