Videot e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, duke urdhëruar evakuimin “emergjent” që u postuan të premten, në fakt ishin regjistruar që më 16 shkurt, thuhet në një analizë të Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, që ka analizuar të dhënat e marra nga aplikacioni i mesazheve Telegram. Në një video të postuar online dhe në Telegram më 18 shkurt, Denis Pushilin, lideri de-fakto i rajonit të okupuar nga separatistët, Donetsk, pretendoi se është rritur numri i personelit ushtarak ukrainas dhe i armëve përgjatë vijës së kontaktit.