Top News – Urdhëron palestinezët ‘të zbrazin’ Gazën / Izraeli përgatit ofensivë të re
20/07/2025 14:49

Ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi të dielën në zonat e Gazës qendrore të mbushura me palestinezë të zhvendosur, ku ajo nuk ka vepruar deri më tani në luftën e saj me Hamasin, ndërsa mjekët thanë se të paktën 30 persona u vranë ndërsa prisnin të merrnin ndihma me urinë që po rritet në territor. Kërkesa për evakuim ushtarak, e cila mund të sinjalizojë një sulm të afërt në zonën Deir al-Balah, alarmoi familjet e pengjeve izraelite, të cilat druajnë se të afërmit e tyre po mbahen atje. Pjesa më e madhe e Gazës është shndërruar në një rrënojë gjatë më shumë se 21 muajve të luftës dhe ekziston frika e një katastrofe humanitare atje. Zyrtarët e shëndetësisë në Spitalin Al Shifa në Gazën veriore thanë se të paktën 30 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit ndërsa turma u mblodh për të pritur hyrjen e kamionëve të ndihmës së OKB-së. Ushtria izraelite tha se po hetonte raportin. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se qindra njerëz mund të vdisnin së shpejti, ndërsa spitalet u përmbytën me pacientë që vuanin nga marrja e mendve dhe lodhja për shkak të mungesës së ushqimit dhe një rënieje në shpërndarjen e ndihmave. "Ne paralajmërojmë se qindra njerëz, trupat e të cilëve janë tretur, janë në rrezik vdekjeje të menjëhershme për shkak të urisë", tha ministria e shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Hamasi. Kombet e Bashkuara thanë gjithashtu të dielën se civilët po vuanin nga uria dhe kishin nevojë për një fluks urgjent ndihmash. Ushtria izraelite lëshoi ndërkohë fletëpalosje nga qielli duke urdhëruar njerëzit në disa zona në jugperëndim të Deir al-Balah, ku qindra mijëra banorë të zhvendosur të Gazës janë strehuar, të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë më tej në jug duke shuar se ajo nuk kishte hyrë në këto zona gjatë konfliktit aktual.Burimet izraelite kanë thënë se arsyeja pse ushtria deri më tani ka qëndruar jashtë është sepse dyshon se Hamasi mund të mbajë pengje atje. Të paktën 20 nga 50 pengjet e mbetura në Gaza besohet se janë ende gjallë. Familjet e pengjeve kërkuan shpjegim nga ushtria.

Top News – Nga Shqipëria apo nga Libia…!? Nga u nisën dronët që goditën luftanijen ruse
23/11 14:10
Top News-“Lufta III Botërore nis në Kaliningrad”/ Enklava ruse, vatër e mundshme konflikti me NATO-n
23/11 14:05
Top News- E ardhmja e trupave amerikane në KFOR/Gjermania konfirmon koordinimin me Uashingtonin
23/11 14:00
Top News – Panik në Stamboll, një luan në arrati / Bisha endet në lagjen luksoze, operacion kërkimi
23/11 13:48
Top News – Panik në shkolla në Gjermani e Danimarkë / Mijëra fëmijë evakuohen: Vdekja ju pret
23/11 13:45
Top News – Hidhet ‘substancë e panjohur’ në koncert / Mijëra të evakuuar, panik në Britaninë e Madhe
23/11 13:44
Top Channel/ 14-vjeçari do vriste shokët në Greqi, nxënësi planifikonte një sulm me armë ndaj…
23/11 12:26
Top News – Mision i pabesueshëm, fundoset luftanija ruse / Zelenski ‘tregon’ aksionin pranë Libisë
23/11 12:10
Top News – Anija dy ditë në flakë, Rusia nis tërheqjen / E nxjerr nga ujërat finlandeze
23/11 12:08
Top Channel/ KFOR, mbështetje nga Gjermania: Jemi në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-në!
23/11 12:07
Top News – Satelit me kokë bërthamore në orbitë/Sputnik-S, alarm në Gjermani, Rusia gati ta lëshojë
23/11 12:03
Top News – Alarm ajror, NATO ngre avionët / Dron rus mbi Rumani, dy F-18 vihen në ndjekje
23/11 12:03
Top News – Irani betohet: Do ta poshtërojmë armikun / Prezanton raketalëshuesin e ri
23/11 11:57
Top Channel/ Fundosja e anijes ruse në Libi, dronët u nisën “nga Shqipëria”? Reagon Zelensky!
23/11 11:56
Top Channel/ SHBA propozon garanci sigurie për Ukrainën si NATO: Reagon menjëherë Moska!
23/11 11:21
Top Channel/ Çfarë janë dronët-varkë të Ukrainës: Shkaktuan fundosjen e anijes ruse në Mesdhe!
23/11 11:20
Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00