🎓 Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë inauguron kampusin e ri të Fakultetit të Shkencave Mjekësore 🏥✨ Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka inauguruar kampusin e ri të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, një investim që synon të ofrojë infrastrukturë moderne dhe kurrikula të standardeve europiane për studentët shqiptarë dhe të huaj. 🇪🇺📚 Në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti i Universitetit Mesdhetar, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, theksoi rëndësinë e këtij zhvillimi, duke nënvizuar se arsimi i lartë nuk mund të ekzistojë pa një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave të mësimdhënies cilësore, kërkimit shkencor dhe zhvillimeve teknologjike bashkëkohore.