Rindërtimi nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk përfshin vetëm shtëpi e shkolla të reja, por edhe konviktet e studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe deputetin e PS, Ulsi Manja inspektuan kantierin që krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve evropiane. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se procesi i rindërtimit provon më së miri faktin se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë gjëra të mrekullueshme.