Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një varg shpërthimesh vullkanike përgjatë 'Unazës të paqëndrueshme të Zjarrit', në paqësor, mund të jetë shkaktuar nga një tërmet i madh. Vullkani Krasheninikov në Kamchatka, të Rusisë, shpërtheu të dielën dhe shpërthimi i tij u konsiderua historik. Kjo ishte hera e parë në më shumë se 600 vjet që vullkani lëshonte një re hiri për 6 km lart në qiell/ Sipas ekspertëve, ky shpërthim shkatërrues ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga tërmeti i madh me magnitudë 8.8 që goditi javën e kaluar rajonin.