Fushatën elektorale, kreu i PD-së e vazhdoi me takime me banorët e Unazës së Re. Prishja e shtëpive në këtë zonë si pjesë e planeve për të zgjeruar rrugën atje, shkaktoi protesta të mëdha dhe nje indinjatë që ende nuk është shuar mes personave të prekur, të cilëve Basha kerkoi t`i tregonte se gjerat do të ndryshojne nëse pushtetin e merr partia e tij. Kryedemokrati premtoi drejtësi për ato që i cilësoi prona të grabitura.