Banka e Shqipërisë shpreh opinion përgjithësisht pozitiv për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, por nënvizoi risqet me të cilat mund të përballet ekonomia në afatmesmë. Zëvendësguvernatorja e BSh, Natasha Ahmetaj tha në Komisionin e Ekonomisë së një prej këtyre risqeve është aftësia e kufizuar prodhuese e ekonomisë e mbështetur kryesisht të turizmi dhe ndërtimi.