Top News – Ulen infektimet me covid/ 9 viktima në 24 orë, 324 të shtruar
26/12/2020 18:20

Tendenca e rënies së numrit të infektimeve të reja me covid 19 ka vijuar edhe këtë të shtunë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 375 raste të reja me koronavirus, si rezultat i 1889 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Këto janë ndër shifrat më të ulta të infektimeve përgjatë dy muajve të funditt, kur janë numri i të prekurve me covid 19 ka qenë shumë i lartë. Rastet pozitive të konfirmuara gjatë së shtunës janë të shpërndara sipas qyteteve, ku tirana mbetet në krye te listës me 127 raste, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin dhe Dibër, si dhe më pak raste ne zona e qytete të tjera të vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 55 755 persona. ndërkaq në spitalet covid janë shënuar edhe 9 viktima të tjera si pasojë e virusit vdekjeprurës; 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç. Numri i jetëve të humbura që nga marsi kur u shënuan viktimat e para ka shkuar në 1143. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa raste aktive janë 23 431 persona. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të kalojnë festat me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, si dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Top Channel/Reagimet nga Presidenti Begaj dhe kreu i Kuvendit Spiropali për zgjedhjen e Dimal Bashës
26/08 15:07
Top Channel/ Nga zyra e Eliot Engel, tek Gjykata Federale e SHBA-së, kush është Dimal Basha!
26/08 15:05
Top Channel/ 59 dështime, zgjidhet kryeparlamentari i Kosovës: Cilat parti të opozitës “tradhtuan”!
26/08 15:02
Top News- Zjarr i madh në Lezhë/ Digjet pjesësisht lokali i dasmave, nuk ka të lënduar
26/08 14:58
Top News- A do të jetë Gazment Bardhi kryetar grupi? Berisha orienton votën por…
26/08 14:57
Top News- Emra të papranueshëm për ministra? Berisha: S’është çështje emrash
26/08 14:56
Top News- Berisha do të drejtojë seancën e parë parlamentare!/ Ish-kryeministri u jep fund zërave
26/08 14:55
Top News- ‘Autokrati po forcon pushtetin’ / Berisha kundër ligjit të ri për administratën publike
26/08 14:52
Top News- Berisha paralajmëron Universitetet: Mos bëni gabim, do ishte akt….
26/08 14:50
Top News- ‘Po këkon të tërheqë NATO-n në aferë mafioze’, Berisha akuza të rënda Ramës
26/08 14:47
Top News- Berisha sulmon Presidentin Begaj për ushtrinë/ Ja çfarë fshihet pas…
26/08 14:41
Top News- ‘Ushtria, diplomacia e universitetet, pjesë e administratës’, Berisha akuza Ramës
26/08 14:36
Top Channel/ “U nisën për punë, por…/Mes lotësh halla e dy motrave Dhimaku:Na ikën çupat! Djali…
26/08 14:30
Top News – Emri për ministrin e ri të Financave! Rama thërret Ballukun dhe 3 financierë
26/08 14:29
Top News- 3 viktima dhe 9 të plagosur/ Bilanci i aksidenteve në qarkun Fier gjatë gushtit
26/08 14:08
Top News- Në arrest shtëpie, por vijonte ‘biznesin’/ Velipojë, 22 vjeçari kapet me armë dhe drogë
26/08 13:37
Top News – Nga Zegjineja, te mjekë e biznesmenë. Për herë të parë në kuvend, CV-të e të rinjve të PS
26/08 13:17
Top Channel/ Drama e familjes që humbi dy vajza në Delvinë, i shpëtuan flakëve disa javë më parë
26/08 13:07
Top Channel/ Hapet ura e re në Mitrovicë! U ndërtua në kohë rekord mbi lumin Ibër
26/08 13:07
Top News- Bashkëshorti vr*sës, me antiplumb në gjykatë/ Viktima përcillet për në banesën e fundit
26/08 12:40